Ambasadori Fuere u takua me Ali Ahmetin
Albeu.com
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Ervan Fuere vizitoi sot në selinë e BDI-së në Tetovë, Kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Në komunikatën e BDI-së thuhet se “dy bashkëbiseduesit vlerësuan se të gjithë ...... faktorët në vend duhet të bëjnë maksimumin për zgjidhjen e kontestit që Maqedonia ka me Greqinë dhe të eliminohet pengesa e fundit në rrugën e anëtarësimit të vendit në NATO dhe fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Bashkimin Evropian”, lajmëron Alsat-M.

“Theks të veçantë në këtë takim i është vënë zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, si njëra nga kushtet për integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike”, thuhet në komunikatën e BDI-së dhe më pas shtohet se “Ahmeti përshëndeti letrën e përbashkët e Ambasadës së SHBA-ve, BE-së, OSBE-së dhe Shtabit të NATO-s në të cilën mbështetet zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit”.
Shtuar më 02/05/2010, ora 00:17
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori