Përfundon takimi ambasadorit Donald Lu dhe Arvizu me Bashën
UPDATE/ Partia Demokratike ka reaguar menjëherë disa orë pas takimit mes Ramës dhe Metës. Kryetari i PD-së, Lulëzim Basha mëngjesin e sotëm ka patur një takim me ambasadorin amerikan, Donald Lu dhe paraardhësin e këtij të fundit, Aleksandër Arvizu në selinë e Partisë Demokratike.

Ende nuk dihet se cila ka qenë tema e diskutimit, por mendohet se takimi i mbrëmjes se djeshme me Ramës dhe Metës si dhe fakti që PD po mendon që të mos marrë pjesë në zgjedhje mund të jenë dy nga shkaqet.

Takimi mes tyre ka zgjatur rreth 1 orë, ndërkohë që në minutat në vijim do të zbardhen dhe detajet./albeu.com/

Shtuar më 03/04/2017, ora 11:05
Tage: takim
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori