Ambasadori amerikan në Beograd: Nëse bisedimet dështojnë, plani i Ahtisarit në vepr
Albeu.com
SHBA i mbështesin fuqimisht dhe parezervë negociatat mbi statusin e Kosovës dhe, si edhe Rusia e BE, konsiderojnë se për Kosovën zgjidhja më e mirë do të jetë ajo e pranueshme për të dy palët, ka thënë ambasadori i ri amerikan në Beograd, Kameron Manter.Në intervistën për agjencinë e lajmeve "Beta", Manter megjithatë ka rikujtuar qëndrimin e Uashingtonit se në rast të mungesës së marrëveshjes zgjidhja më e mirë për Kosovën është pavarësia e mbikëqyrur në bazë të propozimit të të dërguarit të posaçëm të KB,
Marti Ahtisari. Ambasadori amerikan ka thënë se SHBA nuk dëshiron të spekuloj se çka do të ndodh pas 10 dhjetorit kur "treshja" negociatore duhet t\'ia paraqes raportin KB, sepse besojnë sinqerisht se me
negociata do të arrihet ndonjë zgjidhje."Politika jonë është shumë e qartë rreth kësaj çështje dhe ne në kërkesën adresuar qeverisë serbe, më herët gjatë kësaj jave, i kemi dhënë sqarim Ministrisë së Jashtme
e kjo është se i mbështesim fuqimisht dhe parezervë negociatat që po mbahen nën patronatin e treshes. Ne dhe miqtë tanë rus e evropian pajtohemi se zgjidhja më e mirë për Kosovën ajo që është e pranueshme për të dy palët", ka thënë ai. Ambasadori amerikan u ka
bërë thirrje Beogradit e Prishtinës që të paraqesin ide të reja kreative për takimet e ardhshme në Londër e Nju Jork, në mënyrë që të krijohen mundësi më të mira për zgjidhje. "Po angazhohemi për këtë, konsiderojmë se nuk është mirë të spekulohet se çka do të ndodh pas 10
dhjetorit. Ne mendojmë, e këtë e kemi thënë edhe më herët, nëse dy palët do të mund të arrijnë zgjidhje të pranueshme reciprokisht, ne në SHBA konsiderojmë, si edhe sekretari i përgjithshëm i KB Ban Ki Mun,
BE dhe shumica e anëtarëve të KS, se zgjidhja më e mirë për Kosovën është pavarësia e mbikëqyrur sipas parimeve që i ka paraqitur Ahtisari.Ky është qëndrimi ynë" ka thënë Manter. Pyetjes së çfarë qëndrimi do të marrin SHBA në rast se dy palët merren vesh për ndarjen eventuale të Kosovës, Manter ka thënë se Uashingtoni do ti mbështes ato zgjidhje për të cilat bien në ujdi të dy palët, por ka rikujtuar se çështja e ndarjes së Kosovës nuk është në tavolinë. RTK
Shtuar më 13/09/2007, ora 17:52
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori