Ambasadorët nuk dorëzohen, takojnë sërish përfaqësuesit e Këshillit Politik
Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara, BE-së dhe Britanisë së Madhe nuk dorëzohen dhe insistojnë që palët politike në vend të arrijnë marëveshjen për Reformën Zgjedhore.

Ata kanë thirrur në një tjetër takim përfaqësuesit e Këshillit Politik.

Këta të fundit ende nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për Reformën Zgjedhore.

Ndërkaq, pasdite është përcaktuar që palët të ulen sërish në përpjet e fundit për konsensus.

Identifikimi elektronik, depolitizimi i administratës zgjedhore dhe mënyra e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, janë disa prej çështjeve kryesore ku ndahen palët.
Shtuar më 02/06/2020, ora 16:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori