Besi i thotë të gjitha: Basha la Holandën dhe Rama erdhi nga Parisi me thonj të paprerë

Deklarata e fundit e aktorit me origjinë shqiptare, i njohur ndërkombëtarit, Jim Belushi ka ngjallur shumë diskutime.

Madje shumë persona nuk e konsideruan edhe të vërtetë, kërkesën e tij për të shtuar kontaktet me vëllezërit shqiptarë.

Mirëpo, duket se kjo  deklaratë nuk ka kaluar pa u komentuar edhe në spektaklin e humorit “Kosherja”, ku mbrëmjen e sotme është ironizuar me plot humor nga dy moderatorët, Jona Spahiu dhe Bes Kallaku.

Besi: Ça mendon ti se nuk ka ardhur kush nga jashtë shtetit për të jetuar në Shqipëri?

Jona: Po, jo mo se unë të paktën VIP-a, nuk njoh ndonjë VIP që ka lënë vendin e vetë për të ardh për të jetuar në Shqipëri.

Besi: Po jeni mosmirënjohësa mo, po pse Lul Basha nuk e la Holandën dhe tani po jeton në Shqipëri. Po për kë e bëri? Për mua, për ty e bëri, për ne shqiptarët e bëri. Po tjetër mi tjetër. Edi Rama e la Parisin, e la Francën edhe erdhi në Shqipëri për mua e për ty. Me thonjë të paprerë erdhi vetëm për të jetuar në këtë vend


Shtuar 11.04.2021 22:59