Ambasadorėt e BE takim me Panaritin: Pėrmbushni nė kohė kriteret
Rreth njė muaj pėrpara publikimit tė progres-raportit tė Komisionit Europian pėr Shqipėrinė, Ambasadorėt e BE-sė apelojnė klasėn politike tė pėrmbushin kriteret e mbetura deri nė atė kohė.


Gjatė njė takimi me Mintrin e Jashtėm, Edmond Panariti, Ambasadorėt e vendeve tė BE-sė tė akredituar nė Tiranė vunė nė dukje rėndėsinė qė merr nė kėtė fazė bashkėpunimi intensiv midis forcave politike pėr tė plotėsuar detyrimet nė kuadėr tė pėrmbushjes sė 12 prioriteteve, para publikimit tė progres- raportit tė Komisionit Europian pėr Shqipėrinė.

"Kjo arritje e tė gjitha forcave politike nė Shqipėri do tė ēojė nė marrjen e statusit tė vendit kandidat", janė shprehur ata.

Nga ana tjetėr kreu i diplomacisė shqiptare, Edmond Panariti ka njohur diplomatėt e BE-sė me takimet qė zhvilloi me Komisionerin pėr Zgjerimin, Stefan Fyle dhe zyrtarė tė tjerė tė lartė tė Parlamentit Europian, gjatė vizitės sė tij tė fundit nė Bruksel.

Ministri Panariti theksoi se, i njohu ata me ecurinė e procesit tė plotėsimit tė 12 Prioriteteve tė Komisionit Europian si dhe rikonfirmoi angazhimin e qeverisė shqiptare pėr tė plotėsuar sa mė shpejt edhe detyrimet e tjera qė kanė mbetur. /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2012, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Për të tretin vit radhazi, kancelarja gjermane Angela Merkel renditet në krye të listës së femrave me më shumë ndikim në botë.

Për të tretin vit radhazi, kancelarja gjermane Angela Merkel renditet në krye të listës së femrave me më shumë ndikim në botë.