Ambasadorët e BE-së sot për heqjen e vizave për Shqipërinë
Pëlqej
Ambasadorët e 27 vendeve anëtare të BE-së sot do të vendosin mbi dokumentin e punës për heqjen e vizave për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjë-Hercegovinës.

Vendet anëtare sot pritet të miratojnë edhe deklaratën e Komisionit Evropian (KE), me të cilën garantohet kontrolli i rreptë i zbatimit të regjimit të heqjes së vizave dhe ndalimin e keqpërdorimeve.

Kjo kërkesë është bërë si kusht plotësues nga Franca, Holanda dhe disa vende tjera anëtare, të cilat kanë kërkuar kushte plotësuese se Shqipëria dhe Bosnjë-Hercegovina a kanë plotësuar kushtet e kërkuara për heqjen e vizave.

Këto dy vendime pritet të marrin dritë jeshile nga vendet anëtare, me ç`rast Këshilli i BE-së më 8 nëntor do të votojë formalisht vendimin për heqjen e vizave për këto dy vende të Ballkanit. (albeu.com)
Shtuar më 03/11/2010, ora 10:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori