Ambasada u jep lajmin e rëndësishëm shqiptarëve: Kriteret e reja për t'u futur në Gjermani!
Ambasada Gjermane ka një njoftim të rëndësishëm për shqiptarët të cilët duan të udhëtojnë drejt Gjermanisë nga data 24 janar.
Ambasada bën me dije se prej
ditës së dielë, duhet të bëni testin/tamponin për të futur në shtetin gjerman.
"Në çdo rast testi nuk duhet të jetë bërë më herët se 40 orë
përpara hyrjes në
Gjermani (prej momentit të marrjes së materialit)..."- njofton
Ambasada.
Njoftimi:
E rëndësishme: Që prej
ditës së diel – Testim i detyruar
përpara hyrjes në
Gjermani
Qeveria Federale ka klasifikuar sot 25 vende në mbarë botën si zona me incidencë të lartë të Covid-19, këtu bën pjesë edhe Shqipëria.
Që prej
ditës së diel është në fuqi detyrimi i testimit
përpara hyrjes në
Gjermani:
Personat mbi gjashtë vjeç që udhëtojnë drejt Gjermanisë dhe që në dhjetë ditët e fundit
përpara hyrjes në
Gjermani kanë qëndruar në një zonë me incidencë të lartë (p.sh. në Shqipëri) duhet që në momentin e
hyrjes në
Gjermani të kenë me vete dokumentin që provon testimin negativ nga infeksioni me Corona Virus SARS-CoV-2 (test PCR ose Antigenesh) dhe ta paraqesin, nëse u kërkohet, si
përpara autoriteteve ashtu edhe
përpara agjencisë së udhëtimit
përpara nisjes së tij.
Kjo rregullore vlen njësoj si për shtetas gjermanë ashtu edhe ata të kombësive të tjera.
Në çdo rast testi nuk duhet të jetë bërë më herët se 40 orë
përpara hyrjes në
Gjermani (prej momentit të marrjes së materialit).
Dokumenti me rezultatin e testimit duhet të jetë në formë të printuar ose elektronike në gjermanisht, anglisht ose frëngjisht. Rezultati i testimit duhet të ruhet për një periudhë të paktën dhjetë-ditore pas
hyrjes në
Gjermani.
Personat që udhëtojnë drejt Gjermanisë apo ata që kthehen në
Gjermani nga Shqipëria duhet kësisoj të mbajnë parasysh 2 kritere:
– Hyrje vetëm me testim negativ
– 10 ditë karatinë e detyruar në
Gjermani /albeu.com/
Shtuar më 22/01/2021,
ora 18:33