Ambasada turke reagon ndaj shkrimit të Çollakut
Pëlqej
Ambasada turke reagon ndaj komentit të Kreshnik Çollakut me titull “Edi Rama, konfuz mes Lindjes dhe Perëndimit” duke e konsideruar pretendimet e tij si të paverteta.

Në këtë shkrim Çollaku shprehet kundër afrimit të kryeministrit Rama me Turqinë, duke pretenduar se kjo e fundit ka ndihmuar organizatën terroriste ISSIS.

“Në ISIS, El Nusra dhe grupet e tjera ekstremiste të krijuara në mungesën e autoritetit në Siri dhe në Irak mendohet se rreshtohen mbi 10 mijë luftëtarë terroristë të ardhur nga të paktën 80 vende dhe kjo situatë përbën një kërcënim të drejtëpërdrejtë për sigurinë e turqisë. Megjithëse, Turqia, në kontakt dhe në bashkëpunim me NATO-n, bashkimin evropian dhe Kombet e Bashkuara ka marrë të gjitha masat e nevojshme ndaj grupeve terroriste/Radikale në Siri dhe në Irak, është e natyrshme që e vetme nuk mund të nadlojë 10.000 mijë luftëtarë terrorist të ardhur nga 80 vende” shkruhet në reagimin e ambasadës të publikuar në “GSH”.

Ata sqarojnë me tej se 46 punonjës të konsullatës turke në Mosul janë marrë peng nga ISIS. /albeu.com/
Shtuar më 28/08/2014, ora 09:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori