Ambasada thirrje amerikanëve: Bëni kujdes, nesër mund të ketë dhunë
Ambasada e SHBA me anë të një njoftimi këshillon qytetarët e saj për të mënjanuar qarkullimin në disa prej pikave të Tiranës ku pretendohet se nesër do të jenë të populluara nga protestuesit e opozitës. Në njoftim thuhet se protestuesit do të mblidhen në orën 9:00 të mëngjesit në sheshin Zogu i Zi, Qytetin Studenti, Stadiumin Selman Stërmasi si dhe rruga përballë parlamentit George Ë. Bush, i cili është destinacioni final i protestuesve.

Gjithashtu ambasada paralajmëron qytetarët amerikanë se nesër pritet të ndodhë një demonstratë kundrejt qeverisë shqiptare duke kujtuar se një protestë e ngjashme vetëm 4 ditë më parë u kthye në një demonstratë të dhunshme.

Po ashtu, ambasada e SHBA bën me dije se protesta nuk ka një afat kohor të tejzgjatjes si dhe paralajmëron se vendi i protestimit mund të ndryshojë ditën e nesërme. Dje ishte pikërisht ambasada e SHBA e cila këshilloi opozitën t'i japë fund thirrjeve për dorëheqje të mandateve si dhe mos ndërpresë zhvillimin e rëndësishëm të Shqipërisë. Pavarësisht reagimit jo vetëm
Shtuar më 20/02/2019, ora 21:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori