Ambasada shqiptare në Greqi jep njoftimin e rëndësishëm
Ambasada Shqiptare në Greqi ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë emigrantët që kanë aplikuar për t’u pajisur me dokumente biometrike.

Ambasada ka bërë me dije se dokumentet do të shpërndahen me shërbim postar, brenda rajonit të Atikës.

NJOFTIMI I AMBASADËS:

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë njofton të gjithë bashkëatdhetarët të cilët kanë aplikuar për pajisjen me dokumente biometrikë, se rifillon shërbimi postar për dërgesat në shtëpitë e tyre, brenda rajonit të Atikës.

Qytetarët shqiptarë në përfundim të procedurës në sportelin e aplikimit kanë mundësinë e plotësimit të një deklarate me përgjegjësi mbi adresën e saktë të banimit dhe pranimin për tërheqjen e dokumenteve biometrikë me anë të shërbimit postar.

Ky shërbim ofrohet për lehtësimin e procedurave ndaj qytetarëve tanë, në përputhje të plotë dhe me kuadrin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, për shmangien e grumbullimeve.
Shtuar më 20/10/2020, ora 19:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori