Ambasada gjermane ne Prishtine e mbyllur deri me 16 korrik
Albeu.com
Për shkak të renovimeve, në periudhën prej të mërkurës më 7 korrik deri të premten më 16 korrik 2010, Departamenti Ligjor dhe Konsullor i Ambasadës gjermane në Kosovë, duke përfshirë edhe sektorin e vizave do të jetë i mbyllur.
Gjatë kësaj periudhe nuk do të pranohen kërkesat për viza, e gjithashtu nuk do të ketë shqyrtim të çështjeve konsullore. Në raste emergjente humanitare dhe kur pasaportat janë urgjentisht të nevojshme, shqyrtimi do të sigurohet në raste të veçanta.
Departamenti konsullor do të hapet përsëri të hënën, më 19 korrik 2010. (RTK)
Shtuar më 07/07/2010, ora 13:49
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori