Ambasada e SHBA-ve zbardh vizitën e 4 senatorëve amerikanë në Tiranë
Pëlqej
Një delegacion me katër senatorë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës vizitoi sot Shqipërinë ku u takuan me Presidentin Ilir Meta dhe politikanë të tjerë nga qeveria dhe opozita.

Sipas ambasadës amerikane, takimet kanë pasur në fokus qëllimin për të biseduar mbi partneritetin ndërmjet ShteteveBashkuara dhe Shqipërisë, si dhe çështjet e bashkëpunimit për sigurinë, mbrojtjen dhe luftën ndaj terrorizmit.

“Një delegacion me katër senatorë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës vizitoi sot Shqipërinë për të biseduar mbi partneritetin ndërmjet ShteteveBashkuara dhe Shqipërisë, si dhe çështjet e bashkëpunimit për sigurinë, mbrojtjen dhe luftën ndaj terrorizmit. Senatorët Blunt, Cornyn, Cotton, dhe Tillis u takuan me Presidentin Ilir Meta, zyrtarë të Qeverisë, dhe drejtues të Partisë Demokratike, për të nënvizuar rëndësinë e rolit të Shqipërisë në stabilitetin rajonal, përpjekjet për të luftuar terrorizmin, dhe rëndësinë e zbatimit të reformave kryesore, përfshirë reformën në drejtësi”, thuhet ne njoftimin e ambasadës amerikane. /albeu.com/


Shtuar më 12/08/2017, ora 18:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori