Zelensky në Ditën e Fitores: Ne fituam dikur dhe do të fitojmë dhe tani

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë një deklaratë për Ditën e Fitores, duke thënë se Ukraina do të triumfojë në luftë përmes një postimi në Telegram.

“Ne po luftojmë për lirinë e fëmijëve tanë dhe prandaj do të fitojmë. Nuk do ta harrojmë kurrë atë që bënë paraardhësit tanë në Luftën e Dytë Botërore, e cila vrau më shumë se tetë milionë ukrainas. Shumë shpejt do të ketë dy ditë fitore në Ukrainë. Dhe dikush nuk do të ketë asnjë.

Ne fituam atëherë, do të fitojmë tani. Dhe Khreschatyk do të shohë paradën e fitores, Fitorja e Ukrainës! Gëzuar Ditën e Fitores mbi Nazizmin! Lavdi Ukrainës!”, tha Zelensky.

Khreschatyk është rruga kryesore në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev./albeu.com


Shtuar 9.05.2022 09:11