Ambasada e SHBA-së lehtëson procedurat për vizat, ja hapat që duhet të ndiqni
Nëse keni ëndërr të udhëtoni drejt Amerikës? Ju bëjmë me dije se tashmë mundësia është më e madhe dhe më e lehtë.

Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar në faqen e saj zyrtare një informacion të rëndësishëm për të gjithë ata që duan të aplikojnë për viza emigruese.

Sipas ambasadës, për këtë vizë nuk është e nevojshme përkthimi i dokumenteve të lëshuara nga Zyrat e Gjendjes Civile apo dhe dokumentet mbi ushtrinë.

“Sa bukur është të jesh në Tiranën plot diell ndërsa moti po ngrohet! Eh, është e këndshme për mua… por Kennyt të shkretë i mungon shoqja e re nga Gjirokastra– Tessi! I kam premtuar Kennyt që ne do ta vizitojmë atë shumë shpejt.

Këshilla për ju mbi vizat këtë javë: nuk është i nevojshëm përkthimi i dokumenteve të lëshuara nga Zyrat e Gjendjes Civile apo dokumentet mbi ushtrinë për intervistën për vizë emigruese.

Gjeni më shumë informacion këtu: http://go.usa.gov/ëthA. Paçi një javë të këndshme!” -thuhet në njoftimin e ambasadës./albeu.com/




Shtuar më 16/02/2017, ora 15:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori