Ambasada e
Shteteve të
Bashkuara nëpërmjet një njoftimi zyrtar tregon se ka revokuar
vizat jo-emigruese për disa gjyqtarë dhe prokurorë shqiptarë pasi ka dalë në përfundimin që këta zyrtarë nuk kualifikohen për këto
viza.
"Për shkak se të dhënat e vizave janë konfindenciale sipas ligjit të
Shteteve të
Bashkuara, ne nuk mund të komentojmë mbi raste individuale".
Ambasada e
Shteteve të
Bashkuara sqaron se "ka ndërmarrë këtë veprim përpara procesit të pritshëm të vetingut, i cili do të vlerësojë lidhjet e zyrtarëve të caktuar me korrupsionin, si dhe në përgjigje të një rasti që përfshinte abuzim flagrant të një vize zyrtare nga një prokuror i nivelit të lartë dhe bashkëshortja e tij, gjë që çoi në revokimin e vizave të tyre".
"
Ambasada e
Shteteve të
Bashkuara i merr seriozisht akuzat për korrupsion dhe do të vazhdojë t’i shqyrtojë
vizat dhe aplikimet për vizë të zyrtarëve të drejtësisë me vëmendje të shtuar.
Departamenti i Shtetit ka një autoritet të gjerë për të mohuar dhe revokuar
viza bazuar në informacione që tregojnë se zotëruesi i vizës mund të jetë i papranueshëm në Shtetet e
Bashkuara dhe Departamenti i Shtetit do të vazhdojë ta përdorë këtë autoritet për të çuar përpara përpjekjet kundër korrupsionit në Shqipëri", thuhet më tej në deklaratën e ambasadës së SHBA në Tiranë. /albeu.com/
Shtuar më 26/01/2017,
ora 16:58