Ambasada e SHBA reagon publikisht për takimin Meta-Lu
Ambasadori Donald Lu dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta zhvilluan një takim pozitiv sot, njofton me një deklaratë për median, ambasada Amerikane në Tiranë.

Ditën e sotme ambasadori Donald Lu dhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta kanë zhvilluar një takim I cili zgjati rreth dy orë.

Pas fjalës së kryetarit të Kuvendit ku foli mbi takimin Meta-Lu, ka reaguar edhe ambsada amerikane e cila shkruan se ambasadori Lu është angazhuar të vazhdojë të punojë ngushtë me parlamentin për zbatimin e reformës në drejtësi.

Ambasada e SHBA ka besim të madh që me mbështetjen e Kryetarit të Kuvendit Meta, Shqipëria do të realizojë këtë reformë historike për të gjithë shqiptarët.

Kryetari i Kuvendit Meta dhe Ambasadori Lu diskutuan gjithashtu edhe për rëndësinë e reformës zgjedhore dhe procesin e dekriminalizimit”, thuhet në deklaratën e bërë nga ambasada e SHBA-së në Tiranë./albeu.com/

Shtuar më 14/02/2017, ora 15:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori