Rama: 1 miliard lekë më shumë subvencionim i qirasë për tërmetin

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook shkruan se janë alokuar 1 miliardë lekë më shumë subvencionim i qirasë për tërmetin.

Qeveria do vijojë të subvencionojë qiranë e banorëve të dëmtuar nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit 2019 deri në momentin e ndërtimit të banesës së tyre të re.

Akti i mëparshëm parashikonte subvencionim e qirasë vetëm 1 vit pas dëmtimit të shtëpisë nga tërmeti.

Aktualisht numri i familjeve që trajtohen me bonus qiraje është 13 287, ndërkohë që gjatë vitit 2020 u trajtuan 13 914 familje.


Shtuar 25.11.2021 08:14