E RËNDË/ Vetëvaret një 27 vjeçar tek Instituti Bujqësor

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm ku një 27 vjeçar është vetëvarur në një objekt ndërtimi në zonën e Institutit Bujqësor.

Sipas policisë, nuk janë konstatuar shenja dhune.Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 08.06.2020, rreth orës 07:54, në Institut Bujqësor në një objekt në ndërtim, është gjetur i vetëvarur shtetasi K.C., 27 vjeç.
Nga kqryja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 8.06.2020 06:34