“Dhimbje gjoksi e mpirje”, mjeku turk shpjegon shenjat e para të sëmundjes së zemrës

Adil Hakan Ocek, kardiolog invaziv ka folur në lidhje me sëmundjet e zemrës dhe shenjat e para të kësaj sëmundje.

I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai theksoi se sëmundjet e zemrës ndahen në dy linja, e para janë infarktet dhe e dyta është se pacienti ndjen dhimbje barku, gjoksi apo dhe mpirje.

“Sëmundjet artereslorotike dalin në dy linja, e para janë infarktet e zemrës që janë me risk shumë të lartë. Në të tilla raste është një mbyllje e menjëhershme e enës së gjakut që furnizon zemrën e për pasojë shfaq atë që ne u quajmë infarkt. Ajo që ndjen pacienti është në disa forma të ndryshme, ndonjëherë vjen si pasojë e një dhimbje të fortë të gjoksit, dhimbje të barkut ose mpirje të krahut. Këto janë më të shpeshta që ne shohim. Në këtë rast duhet të bëjmë kontroll të mjeku”– tha ai.


Shtuar 16.06.2023 11:19

Tags: