Ambasada amerikane shpërndan ndihma për të prekurit nga tërmeti
Ambasada e SHBA-ve në vendin tonë informoi sot se po ndihmon familjet e dëmtuara nga termeti.

Në njoftim thuhet se “USAID dhe Kryqi i Kuq po ndajnë bashkërisht ndihma si dhe një ekip inxhinierësh janë në terren për vlerësimin e banesave”.

Postimi i plotë i ambasadës amerikane

Zyra për Ndihmë të Jashtme në raste Fatkeqësish e USAID në Shqipëri vazhdon të mbështesë përpjekjet për ndihmë ndaj tërmetit të 26 nentorit.

Dje, partneri i tyre vendor, Kryqi i Kuq Shqiptar shpërndau ushqime, batanije dhe artikuj higjene për 70 familje, ndërsa ekipi i inxhinierëve mbaruan vlerësimin strukturor të 14 ndërtesave në Durrës.

Shtuar më 04/12/2019, ora 12:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori