Ambasada amerikane paralajmëron zgjerimin e "listës së zezë" pas Llallës, Doshit dhe Dakos (VIDEO)
Ambasada amerikane në Tiranë ka shpjeguar se si veprohet me rastet kur politikanë apo drejtues të lartë shpallen "non grata" në SHBA.

Ambasada ka shpërndarë një material shpjegues në video duke theksuar se si veprohet me identifikimin e këtyre personave dhe listimin e tyre si personazhe të korruptuar.

Në video janë publikuar të dhëna ku përmenden ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, Tom Doshi apo ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla.

Ambasada shpjegon se amerikanët kanë shpallur 100 persona në botë si "non grata" për shkak të korrupsionit në nivele të larta, ku 14 prej tyre janë shqiptarë.

"Qeveria e ShteteveBashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së ShteteveBashkuara në Tiranë.

Këtë javë, ne do të shpjegojmë përcaktimet publike për korrupsion madhor sipas Nenit 7031(c) të legjislacionit të ShteteveBashkuara. Kur Shtetet e Bashkuara mësojnë se një zyrtar qeveritar i huaj është përfshirë në korrupsion madhor, Sekretari i Shtetit ka autoritetin të shpallë individët dhe anëtarët e familjes së tij/saj të afërt si të skualifikuar përgjithmonë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara" shkruan ambasada.

Njoftimi i ambasadës

“Qeveria e ShteteveBashkuara është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe respektimin e sundimit të ligjit në mbarë botën. Lufta kundër korrupsionit është prioritet i punës së Ambasadës së ShteteveBashkuara në Tiranë. Këtë javë, ne do të shpjegojmë përcaktimet publike për korrupsion madhor sipas Nenit 7031(c) të legjislacionit të ShteteveBashkuara. Kur Shtetet e Bashkuara mësojnë se një zyrtar qeveritar i huaj është përfshirë në korrupsion madhor, Sekretari i Shtetit ka autoritetin të shpallë individët dhe anëtarët e familjes së tij/saj të afërt si të skualifikuar përgjithmonë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. #ShqiperiaLuftonKorrupsionin #NdalKorrupsionit”





Shtuar më 22/10/2019, ora 09:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori