Dhunoi vëllanë dhe kunatën, në pranga lushnjari

Një 42-vjeçar nga Lushjna ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait dhe bashkëshortes së vëllait.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin T. D., 42 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait dhe bashkëshortes së vëllait. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/albeu.com/


Shtuar 5.03.2023 10:00