Ambasada amerikane: Mos shkaktoni dhunë gjatë protestës së nesërme
Opozita pritet të zhvillojë protestën">protestën e radhës nesër duke deklaruar se do të jetë edhe fundi i qeverisjes së Ramës, ndërkohë që ambasada amerikane ka bërë thirrje për përmbajtje gjatë saj.

"Është e paligjshme dhe jo demokratike të kryesh akte dhune, përfshirë edhe shkatërrimin e pronës. Iu bëjmë thirrje të gjithë personave të përfshirë në protestën">protestën e së shtunës që të refuzojnë dhunën për të siguruar një protestë paqësore dhe konstruktive", shkruan ambasada në një postim në Facebook.

Postimi i plotë

E drejta për t’u përfshirë në protesta paqësore është një e drejtë themelore demokratike. Përgjatë muajve të fundit, pjesa më e madhe e pjesëmarrësve kanë ushtruar të drejtën e tyre për të protestuar paqësisht.

Megjithatë, në çastin kur një protestë paqësore njolloset nga një akt dhune, qoftë edhe nga një individ, qëllimi demokratik i protestës kompromentohet.

Është e paligjshme dhe jo demokratike të kryesh akte dhune, përfshirë edhe shkatërrimin e pronës. Iu bëjmë thirrje të gjithë personave të përfshirë në protestën">protestën e së shtunës që të refuzojnë dhunën për të siguruar një protestë paqësore dhe konstruktive.
Shtuar më 10/05/2019, ora 12:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori