Ambasada Amerikane mesazh politikës: Mbështesni median dhe gazetarët
Ambasada Amerikaneë në Tiranë i ka përcjellur një mesazh klasës politike në vend me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, duke u kujtuar se ata duhet të punojnë për të forcuar lirinë e fjalës.

Ambasada Amerikane në vendin tonë shprehet se kjo është një ditë reflektimi për profesionistët në media mbi çështjet e lirisë së shtypit, etikës profesionale dhe integritetit.

Njoftimi i Ambadadës Amëerikane:

"Dita Botërore e Lirisë së Shtypit shërben si një kujtesë për qeveritë dhe politikanët që të bëjnë punën e tyre për të forcuar lirinë e fjalës. Është gjithashtu edhe një ditë reflektimi për profesionistët në media mbi çështjet e lirisë së shtypit, etikës profesionale dhe integritetit.

Në të njëjtën kohë, Dita Botërore e Lirisë së Shtypit është një ditë për të mbështetur mediat dhe gazetarët që janë shënjestra të censurës, kërcënimeve dhe dhunës. Ky Studim mbi Profesionistët e Medias, i kryer nga IDRA, nënvizon këto çështje të rëndësishme". /albeu.com/
Shtuar më 03/05/2019, ora 16:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori