Ambasada amerikane këshillon qytetarët: Kujdes gjatë vizitës së Papës
Pëlqej
Në prag të vizitës së Papa Françeskut në Tiranë, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes një njoftimi i ka kërkuar shtetasve të saj të kenë kujdes gjatë ditës së dielë.

Ambasada pret turma të mëdha në çdo aktivitetet dhe disa përllogaritje flasin për mbi 500 mijë njerëz, që do marrin pjesë në meshën publike në sheshin “Nënë Tereza”. Raportimet e mediave flasin për kërcënime ndaj Papës.
Edhe pse autoritetet shqiptare do marrin masat e nevojshme, sa më mirë të jetë e mundur, nisur nga përmasat e turmës, do jetë e vështirë për autoritetet që t’i përgjigjen situatës në rast emergjence.
Kapacitetet e qeverisjes lokale për të ofruar shërbim mjekësor dhe përgjigjen e parë të emergjencës janë të kufizuara.

Ambasada nuk do jetë në gjendje që të lokalizojë dhe të ofrojë ndihmë të menjëhershme për qytetarët amerikanë në turmë.

Nëse zgjidhni të merrni pjesë në meshë, ju duhet të keni të kujdesshëm për atë që u rrethon, të ruani një nivel të lartë vigjilence dhe të keni një plan për t’u larguar nga zona shpejt, por në mënyrë të rregullt, nëse ngrihet kjo nevojë”, thuhet në njoftim.
Shtuar më 19/09/2014, ora 10:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori