Ambasada Amerikane nė Tiranė me rastin e 4 korrikut, ditės sė Pavarėsisė sė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės ka organizuar njė
ceremoni ku kanė marrė pjesė diplomatė tė huaj, politikanė, personalitete tė botės sė medias dhe shoqėrisė civile.
I pranishėn nė kėtė
ceremoni ishte
Presidenti i
sapozgjedhur, Bujar Nishani, kryeministri Sali Berisha, kreu i Partisė Socialiste Edi Rama, etj.
Mė herėt
presidenti i Republikės, Bamir Topi, dhe Kryeministri, Sali Berisha kanė pėrshėndetur Presidentin e SHBA-ve, Barak Obama.
Presidenti Topi, i ka uruar homologut tė tij Obama nė emėr tė tė gjithė shqiptarėve sa mė shumė lumturi, begati dhe pėrparim.
Mė lejoni, Shkėlqesi, tė nėnvizoj me kėnaqėsi nivelin e shkėlqyer tė marrėdhėnieve dhe bashkėpunimit midis dy vendeve dhe popujve tanė miq. Vendi juaj, i cili pėrfaqėson vlerat mė tė rėndėsishme njerėzore tė lirisė dhe demokracisė, ka dhėnė dhe vazhdon tė japė njė mbėshtetje tė jashtėzakoshme pėr Shqipėrinė dhe rrugėn e saj drejt integrimit tė plotė euroatlantik. Ne e vlerėsojmė lart kėtė mbėshtetje dhe jemi tė nderuar tė vazhdojmė nė kėtė drejtim! Ėshtė njė fat i madh pėr kombin shqiptar qė nė momentet mė tė vėshtira historike tė tij ka pasur pėrkrah njė mik tė fuqishėm si Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Ky fakt ka qenė dhe mbetet njė forcė shtytėse pėr proceset demokratizuese nė Shqipėri dhe njė faktor sigurie pėr paqen dhe stabilitetin nė Ballkan. Nė kėtė ditė feste tė gėzuar tė pavarėsisė sė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, populli shqiptar ēmon lart vlerat e civilizimit dhe pėrparimit qė populli juaj ka sjellė pėr mbarė njerėzimin, si dhe pėr njė tė ardhme dhe jetė mė tė mirė! theksohet nė mesazhin e urimit tė Kreut tė Shtetit shqiptar.
Ndėrkaq, Kryeministri Sali Berisha nė mesazhin e tij e cilėson, nėnshkrimin e Deklaratės sė Pavarėsisė mė 4 korrik 1776, jo vetėm ngjarjen mė tė shėnuar nė historinė e kombit tė madh amerikan, por edhe njė ndėr stacionet mė tė rėndėsishme tė rrugėtimit tė qytetėrimit tonė dhe vlerės mė tė lartė tė shoqėrisė njerėzore, lirisė.
Ne shqiptarėt festojmė kėtė vit 100 Vjetorin e Pavarėsisė sė Shqipėrisė si njė komb i lirė, anėtar i Aleancės sė Atlantikut tė Veriut, qė ndėrton demokracinė tė bazuar nė vlerat e tregut dhe jep kontributin nė paqen dhe stabilitetin nė rajonin tonė, por dhe nė rajone tė tjera tė botės.
Nė tė gjitha arritjet historike tė kombit tim, mbėshtetja e paēmuar, kontributi i jashtėzakonshėm dhe ndihma bujare e SHBA-ve, e ideuar dhe e mbėshtetur tėrėsisht mbi vlerat e lirisė, kanė pėrbėrė faktor vendimtar pėr arritjen e tyre. Ndaj dėshiroj tė shfrytėzoj kėtė rast pėr tJu shprehur Juve personalisht, qeverisė sė SHBA-ve, Senatit dhe Kongresit Amerikan dhe kombit Tuaj tė madh e mik tė shqiptarėve, falėnderimet e mia mė tė pėrzemėrta dhe mirėnjohjen mė tė thellė dhe nė emėr tė shqiptarėve, pėr tė gjithė ndihmėn dhe mbėshtetjen e paēmuar. - thuhet nė mesazhin e Berishės.
Kryeministri ka shfrytėzuar kėtė mesazh urimi pėr tė ftuar Presidentin Obama qė tė vizitojė Shqipėrinė me rastin e 100 vjetorit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė. /albeu.com/
Shtuar më 04/07/2012,
ora 12:18