Ambasada Amerikane bën thirrjen e fortë për protestën
Ambasada amerikane bën thirrje që protesta e sotme e opozitës përpara Parlamentit të zhvillohet paqësisht dhe të mos ketë akte dhune.

Në një deklaratë në Facebook, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u kërkon gjithashtu autoriteteve që të tregojnë vetëpërmbajtje.

Ambasada e SHBA shkruan:

"Shtetet e Bashkuara nxisin të gjithë pjesmarrësit në protestën e sotme që të ushtrojnë paqësisht të drejtën e tyre për t’u mbledhur dhe të refuzojnë dhunën, si dhe iu bëjnë thirrje qeverisë dhe forcave të sigurisë që të tregohen të përmbajtur". /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2019, ora 09:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori