Volodymyr Zelenskyy në Oscars? Si pritet të depërtojë presidenti ukrainas në këtë event

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mund të jetë prezent në evenimentin që pritet të organizohet për Oscar 2022.

Një nga prezantueset kryesore të ceremonisë së këtij viti, Amy Schumer, sapo na ka bërë të ditur se ka shumë gjasa që ta shohim Presidentin e Ukrainës, live apo në video, në Oscar 2022.

“Mendoj se kjo është një mundësi e mirë për të komentuar një ose dy gjëra. Kam përgatitur disa batuta që ndriçojnë disi situatën aktuale edhe pse është e vështirë të fokusohesh në një gjë. Gjëra të tmerrshme po ndodhin në Ukrainë tani. Nuk kam frikë ta prek këtë çështje, por nga ana tjetër, nuk jam producent i Oscars”, tha Volodymyr Zelenskyy i cili kërkoi një mënyrë për të komunikuar, pasi tani që të gjithë sytë janë te çmimet e mëdha.

Edhe pse duket qartë se të gjithë janë në krah të Ukrainës, fituesit e çmimeve të këtij viti e quajnë koleg dhe disi përjetojnë identifikimin me të.

Është një moment shumë i keq për të kujtuar rolin e tij si humorist dhe për t’u fokusuar në serialin satirik që ai krijoi dikur. Mirëpo, Zelenskyy është në Ukrainë, duke luftuar një betejë të madhe për vendin e tij, dhe Hollyëood ndjen solidaritet për “kolegun”.

Aq sa e duan live, pasi nuk e dinë nëse familja dhe miqtë e tij do të jetojnë ditën e nesërme. Kështu trendi # Oscars2022 mund të kombinohet me trendin #warinukraine.