"Aman dermani", Rama sqaron si do të funksionojë për ata që iu ka skaduar karta e identitetit

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar se ccfarë do të ndodhë me ata që iu ka skaduar karta e identitetit.

Ai ka deklaruar se ata se mund ta përdorin atë për të kryer shërbime në banka, deri në fund të kësaj situate.

Mesazhi i Ramës

U LUTEM TË GJITHË ATYRE QË ANKOHEN, PYESIN, KOMENTOJNË PËR KARTAT ID QË JANË JASHTË AFATIT KUR DUAN TË SHKOJNË NË BANKË, TË MOS PËRTOJNË TË LEXOJNË KËTË SHKRESË SE TEK E TEK TË GJITHËVE NUK U SHPJEGOJ DOT TË NJËJTËN GJË!

ID KONSIDEROHEN TË GJITHA TË VLEFSHME, MJAFTON TË PRINTONI NGA KOMPJUTERI JUAJ APO NË KOMPJUTERIN E BANKËS NJË ÇERTIFIKATË TË FRESKËT NGA e-albania

AMAN DERMAN LEXOJENI

Shtuar më 08/04/2020, ora 14:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori