Opozita refuzon kërkesën e maxhorancës për reformimin e AMA-s dhe RTSH-së
Pëlqej
Partia Demokratike reagoi sot lidhur me letrën që mazhoranca i ka dërguar opozitës për të marrë pjesë në Komisionin e Medias për të zgjidhur ngërçin me institucionin e AMA-s. Deputeti i PD, Luçiano Boçi e cilësoi këtë veprim si një përpjekje të dyshes Rama-Meta për të marrë një tjetër institucion të pavarur.

“Disa deputetë të mazhorancës, anëtarë të Komisionit të Medias, i janë drejtuar opozitës me një letër ultimatum, për atë që ata e quajnë “reformimi i AMAs dhe RTSH”. Kjo s’është gjë tjetër vecse një tjetër tentakulë e oktapodit Rama-Meta drejt këtyre institucioneve të pavarura”, u shpreh Boçi.

Sipas tij ishte opozita ajo që ka kërkuar një formulë për zgjidhjen e anëtarëve te AMA-s dhe RTSH. Deputeti i PD thotë se për Bordin e RTSh pasi, u arrit gojarisht konsensus për proceduren, maxhoranca refuzoi ta miratonte formulën përkatëse në mbledhjet e 3 e 7 korrikut.


“Ka qenë insistimi i opozitës në komision, për arritjen e një formule për zgjedhjen e anëtarëve të AMA-s dhe RTSH, por mazhoranca nuk ka pasur asnjëherë qëllim funksionimin e këtyre institucioneve, por uzurpimin dhe nënshtrimin e tyre ndaj klientëve të vet mediatikë. Ka mëse një vit që opozita kërkon plotësimin e 3 vendeve vakante për anëtarë të AMAs, por mazhoranca kishte si qëllim vetëm heqjen e kryetares së institucionit.Në letër, mazhoranca shprehet e shqetësuar për afatet e dixhitalizimit, në një kohë që vetë ajo dhe klientët e vet mediatikë, e kanë pezulluar atë. Dhe kjo vetëm për arsyen e dorëzimit të drejtimit të AMA-s ortakut të vet mediatik.Ndërkohë për Bordin e RTSh pasi, u arrit gojarisht konsensus për proceduren, maxhoranca refuzoi ta miratonte formulën përkatëse në mbledhjet e 3 e 7 korrikut, duke kërkuar kohë pa fund për reflektim. Pasi mazhoranca u bë qesharake me 2 amendamente, 3 memo dhe 2 vendime antiligjore e antikushtetuese për të uzurpuar AMA-n, me një skemë të mirëkoordinuar me klientët e vet mediatikë, arriti ta pezullojë padrejtësisht nga detyra kryetaren e AMA-s.” tha me tej ai.
Shtuar më 30/09/2014, ora 13:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori