AMA riktheu transmetimet analoge pasi u shitën të gjitha rezervat e dekoderave
AMA ka udhëruar rikthimin e transmetimeve analoge në Tiranë dhe Durrës pas irritimit të madh që shkaktoi ky vendim tek qytetarët e zonave më të populluara në vend.

Vendimi i AMA-s vjen pasi qytetarët u gjetën të papërgatitur dhe se pjesë e bllokimit të transmetimeve u bënë edhe televizionet e viteve të fundit pavarësisht se më parë ishte njoftuar ndryshe.

Megjithatë, duhet theksuar se vendimi i AMA-s vjen në një kohë kur një pjesë e mirë e familjeve ishin pajisur tashmë me dekodera dhe kompanitë që po i shisnin ezauruan rezervat e tyre duke bërë kështu që të porosisin të tjerë duke u bërë gati për në janar 2019 kur edhe pritet urdhri tjetër për fikjen e transmetimeve analoge. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2018, ora 14:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori