AMA miraton Kodin e Transmetimit
Autoriteti i Mediave Audiovizive miratoi në mbledhjen e sotme “Kodin e transmetimit” i cili plotëson kuadrin ligjor dhe nënligjor për monitorimin dhe kontrollin e të gjithë veprimtarisë së radiove dhe televizioneve.

Miratimi i Kodit të Transmetimit sipas njoftimit të AMA-s është i rëndësishëm në kontrollin e imtësishëm dhe ruajtjen e standardeve për respektimin e të drejtave të njeriut, ruajtjen e privatësisë së individëve, të drejtat universale të fëmijëve dhe respektimin etik dhe ligjor nga ana e subjekteve në transmetimet e tyre.

"AMA së bashku me Këshillin e Ankesave do të ketë tashmë mundësinë të monitorojë dhe marrë masat përkatëse kundrejt subjekteteve audiovizive që shkelin etikën e transmetimit.
Ngritja e Këshillit të Ankesave kërkon shumicë të cilësuar brenda AMA-s dhe procedurat për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Ankesave do të nisin menjëherë sapo Kuvendi të plotësojë vendet vakante." thuhet n njoftimin e AMA-s.

Kodi i transmetimit ka për qëllim të sigurojë pavarsinë dhe paanësinë e veprimtarisë së mediave audiovizive, duke synuar që ato të bëhen gjithnjë e më të ndërgjegjshme për rolin e tyre në transmetimin e programeve në përputhje me respektimin e lirive e të drejtave themelore të njeriut. /albeu.com/
Shtuar më 27/01/2014, ora 17:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori