Pak para seancës së dytë në Kuvend, PD mbledh grupin parlamentar

Pak para nisjes së sencës së dytë në Kuvend, PD ka mbledhur grupin parlamentar.

Mësohet se kryetari i PD-së Lulzim Basha së bashku me anëtarët e tjerë kanë mbërritur në selinë blu për të votuar zgjedhjen e kryetares së Kuvendit.

Kujtojmë se nisja e punimeve të legjislaturës së 10-të të Parlamentit shqiptar nuk ka qenë aspak si herët e tjera. Kjo pasi, mbrëmjen e djeshme kryetari i PD-së Lulzim Basha vendosi të përjashtojë nga grupi parlamentar ish-liderin Sali Berisha./albeu.com

 


Shtuar 10.09.2021 16:47