"Alvini po kthehet në shtëpi", Rama publikon foton e 11 vjeçarit me Lleshajn
Mëngjesin e sotëm u raportua se 11 vjeçari Alvin Berisha u lirua nga kampi sirian dhe pritet ti bashkohet familjes në Itali.

Pas këtij lajmi, ka reaguar dhe kryeministri Rama i cili ka publikuar një foto të Alvinit në "Facebook".

Rama falenderon kryeministrin italian dhe organizatorët humanitarë që kontribuan në shpëtimin e shqiptar.

Postimi i plotë

ALVINI PO KTHEHET NË SHTËPI😍

• Pas një jave në kufirin sirian, së bashku me një skuadër speciale të policisë sonë dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët italianë, ministri ynë i brendshëm po përcjell në këtë moment Alvinin në ambasadën italiane në Beirut, prej ku vogëlushi shqiptar do të pajiset me dokumentat e nevojshme e do të fluturojë drejt babait në Romë🤗

• Një falenderim i veçantë për kryeministrin Giuseppe Conte, i cili u angazhua personalisht në ndjekjen e operacionit për palën italiane🇦🇱🤝🇮🇹

• Faleminderit edhe dy organizatave humanitare që u bënë pjesë jetike e këtij operacioni tejet kompleks e të rrezikshëm, pa harruar konsullin e nderit të Shqipërisë në Liban, që luajti një rol të pazëvendësueshëm🙏

• Por për ne, përpjekja nuk mbyllet këtu, sepse fëmijë e gra nga Shqipëria vazhdojnë të jenë peng në kampin-burg prej ku arritëm të nxjerrim Alvinin...

Shtuar më 07/11/2019, ora 11:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori