Alvini po bëhet gati të bashkohet me të atin, kush është nëna e tij që e çoi në Siri
Pasditen e sotme në mediat arabe u raportua se Alvin Berisha, është liruar nga kampi sirian.

11 vjeçari, përfundoi në kapet terroriste pasi u mor nga nëna e vet.

Nëna është Valbona Berisha, e lindur në Durrës më 1982. Prej vitit 2000, jetonte së bashku me bashkëshortin Afrim Berisha e 3 fëmijët e tyre, 2 vajza e 1 djalë (Alvini), në komunën Barzaglio, në provincën e Leço-s.

Afrim Berisha punonte si murator, ndërsa ajo ishte shtëpiake. Gjatë kësaj kohe, ajo indoktrinohet nga islami radikal nëpërmjet internetit dhe vendos kontakte me imamë në Shkup e Prishtinë, por dhe me luftëtarë të ISIS.

Më 17 dhjetor 2014, së bashku me djalin Alvin, i cili ishte në atë kohë vetëm 6 vjeç, ajo largohet nga Italia, për të shkuar në Siri. Valbona ka udhëtuar drejt Turqisë me një fluturim nga aeroporti i Bergamos dhe Nga Turqia më pas ka mbërritur në Siri.

Siri, Valbona Berisha ka ndryshuar emër dhe është quajtur Yushra. Ajo u martua me një xhihadist shqiptar, me të cilin pati dhe një djalë tjetër.

Sipas dëshmive të siguruara nga jep biznesmeni kosovar Bedir Elezi, ish-luftëtar i luftës në Kosovë e sot i impenjuar për të kthyer në shtëpi të gjithë fëmijët e gratë e ish-xhihadistëve nga Ballkani, të vërtetuara dhe nga gazetari italian Luigi Pelazza, Vlabona Berisha humbi jetën, së bashku me bashkëshortin xhihadist e djalin e tyre gjatë një shpërthimi, ndërsa po udhëtonin me makinë.

Në këtë shpërthim mbeti i plagosur rëndë dhe Alvini, sot 11-vjeçar. Tashmë ky i fundit ka mbetur i burgosur në Siri, ndërkohë që babai i tij po lufton për ta rikthyer në Shqipëri.


Shtuar më 05/11/2019, ora 16:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori