Alvin Berisha i plagosur në kamp: I shpërtheu predha në makinë
Bedri Elezi, nga Instituti i Kosovës për Studime Ndërkombëtare që njihet edhe si ish-luftëtar i Kosovës ka sjellë për herë të parë fotot të 6-vjeçarit shqiptar Alvin Berisha, i cili ndodhet në kampet e ISIS në Siri, të mbikëqyrura nga kurdët.

Sipas tij, kjo foto është gjatë muajit maj, në kohë kur një predhë shpërtheu në makinën ku udhëtonte 6-vjeçari shqiptar, së bashku me të ëmen dhe bashkëshortin e saj të ri, një shtetas nga Kosova.

Bedri Elezi: Desha të bëj një korrigjim të vogël sa i përket reportazhit të gazetarëve italian. Nuk është informacioni i parë se babai ka gjetur Alvinin, nuk qëndron ajo. Alvinin , bashkë me babain e tij unë kam udhëtuar deri në Turqi, personalisht kam qenë në Turqi….unë personalisht kam qenë para qershorit me babain e Alvinit dhe ja kam përcjellë kolegut tuaj fotografinë ku ditën e parë, në kamp kur është operuar…ne ishin deri në kufirin turko-irakian, ishim në maj.

Hyrja në kamp ishte problem ishin të njëjtin njerëz që na fusnin së bashku me babain e Alvini brenda. Afrimi ishte ai që nuk kishte guximin të futej për shkak se në atë kohë situata ishte e ndërlikuar më shumë se tani kur ishin gazetarët. Në kontakt me kryqin e kuq ku ishin disa gra amerikane të cilat e kanë ndihmuar shumë Alvinin, na u lutën mos të futemi brenda kampit për dy arsye:

sepse nuk kishim vizë të futemi në Irak, dhe më pas nga Iraku në Siri dhe e dyta për shkak të përpjekjes të institucioneve shqiptare për të bërë kthimin e fëmijëve në Shqipëri. Kemi fotografinë që nuk ja kemi treguar të atit, për shkak se në foto shihet këmba e operuar dhe ai ishte shumë i emocionuar.
Shtuar më 21/10/2019, ora 23:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori