Altmann per zgjedhjet: Popullsia ne Shqiperi donte ta denonte qeverine
Albeu.com
TIRANE - "Populli ne Shqiperi donte t'a denonte qeverine. Se sa ia ka dale kesaj do t'a shohim kur te dalin rezultatet perfundimtare". Keshtu eshte shprehur ne nje interviste per Deutsche Welle, Franz-Lothar Altmann, drejtues i seksionit te Evropes Juglindore ne Fondacionin Shkenca dhe Politika ne Berlin qe analizon zgjedhjet parlamentare ne Shqiperi. Altman vlersoi rendesine e zgjedhjeve ne Shqiperi duke riperseritur ate q ekishte thene BE se bisedimet per Asociim Stabilizim do te ishin te sukseshme, ne qofte se keto zgjedhje do te zhvilloheshin ne menyre demokratike dhe me drejtesi. "Duhet pritur raporti perfundimtar i OSBE-se. Mendoj, se ne Bruksel ekziston deshira e mire per te konstatuar perparime, me kusht qe te mos kete incidente te tjera, si ato te deritanishmet, ku ka pasur dhe te vdekur",shprehet Altman. Sipas tij ne procesin e numerimit komisioneret duhet te tregohen shume te sakte jete shume i sakte, "sidomos, tani duhet te deshmohet qe te pakten ne aspektin teknik ecuria ka qene korrekte". Ne lidhje me nje rikthim te mundshem ne politiken shqiptare te nje figure jo te panjohur per nderkombetaret sic eshte Berisha, Altman shprehet se egziston ende nje pasiguri, pasi sic shprehet ai Berisha nuk ka qene figure e padiskutuar ne kohen e tij. "Nese nen qeverine e drejtuar nga Berisha do te kete permiresim te gjendjes, kjo do te varet edhe nga opozita. Gjate viteve te shkuara eshte vene re, qe Berisha ne rolin e kreut te opozites, shume shpesh ka reaguar me ashpersi dhe jo ne menyre demokratike, kur punet nuk kane ecur ashtu sic ka dashur ai. Neqoftese me te vertete do te kete nderrim pushteti, na mbetet te shpresojme qe opozita, pra ne kete rast, Partia Socialiste, do te tregohet me e aresyeshme se c'ka qene opozita e deritanishme". Rolin vendimtar qe ka patur pozita, Altmane cileson me dy fytyra "Nga njera ane, ne keto vite ne Shqiperi ka pasur rritje ekonomike, pra, ajo pjese e politikes qe mbeshteste ekonomine ka funksonuar, megjithese ka dallime te medha ndermjet qytetit dhe fshatit, Tiranes e Durresit dhe pjeses tjeter neper malesi. Keto dallime jane thelluar. Problemi tjeter ka qene ai i ekonomise se klaneve, per te cilin qeveria e deritanishme eshte akuzuar shpesh. Jane konstatuar shume shpesh lidhje mes politikes dhe ekonomise ne pjese te gjera te sektorit publik. Ishte pikerisht kjo qe coi ne ate, qe popullsia donte ta denonte qeverine. Se sa ia ka dale me te vertete, kete do ta shohim kur te dalin rezultatet perfundimtare". Altman eshte prononcuar dhe per LSI, ku sipas tij per nje parti te re nga jashte vendit u parashikua vetem dhjete per qind. "Partia nuk ka shume kohe qe eshte krijuar. Ka qene shume e veshtire per te. Pasi Shqiperia eshte ende e lidhur me traditen, ku familje dhe zona te tera jane te fiksuara qe me pare per nje parti. Nuk eshte shume e lehte qe te thyen struktura te tilla bardhe e zi. Keshtu qe, ne qofte se Meta do t'i afrohej dhjete per qindshit, do te ishte shenje suksesi dhe jo deshtimi". Nderkohe ne lidhje me rolin e udheheqesve te dy partive kryesore, Altman shprehet se eshte e cuditshme qe dy figura te tilla si Nano dhe Berisha vazhdojne te gjejne mbeshtetje te forte ne radhet e Partise, e qe figura te tilla konkurreues, si per shembull Edi Rama ne Partine Socialiste, nuk jane ne gjendje t'i sfidojne. "Kjo tregon qe keta udheheqes i kane thurur kaq mire lidhjet e tyre duke e bere fare te qarte se kujt i takojne privilegjet, saqe kane bllokuar te gjitha alternativat brendapartiake". Per te ndryshuar kete, sipas Altman nevojitet nje proces mesimi, por kjo eshte edhe detyre e partive te cilat mbajne pergjegjesine kryesore, sepse u bejne premtime zgjedhesve, e pastaj nuk i permbushin ato. "Por me sa duket zgjedhesit i harrojne premtimet pas kater vjetesh". Sipas Altman, Berisha per te menjanuar dyshimet qe qarkullojne rreth tij duhet te mbledhe nje grup ekspertesh, t'i lidhe neper ministri dhe ta beje te qarte qe nuk mbeshtetet rrjetin e lidhjeve, por qe detyrat e tij jane problemet kryesore, si zhvillimi ekonomik, lufta kunder korrupsionit dhe ndertimi i nje sistemi juridik dhe administrative. "Kete ta beje me persona te afte, ne qofte se e ben kete, atehere kjo do te ishte nje shenje e rendesishsme edhe per Evropen. Shpresoj qe Berisha do te jete aq i mencur e qe nuk do te bjere perseri ne situaten katastrofale te vitit 1997. Dhe qe nuk rigjalleroje antagonizmat qe ka treguar deri tani me opoziten. Si per shembull, te mos filloje me spastrime neper ministri, Por t'i mbaje ata qe jane te afte. Kjo do te ishte shenje e pjekurise politike, por duhet pranuar qe nuk funksionon teresisht as ne vendet perendimore"., shprehet Altman. Ne lidhje me nje rezultat perfundimtar, drejtuesi i seksionit te Evropes Juglindore ne Fondacionin Shkenca dhe Politika ne Berlin qe analizon zgjedhjet parlamentare ne Shqiperi, u shpreh se Nano do te perpiqet me te gjitha menyrat te mbetet ne pushtet. " Do te perpiqet ta terheqe perseri LSI-ne, dhe kete do ta beje me fuqishem se deri me pare. Kjo varet nga mencuria e tij. Por kohet e fundit nuk eshte treguar shume i zgjuar ne kete drejtim, gjithe konkurrentet i ka perplasur pas muri, qofte Edi Ramen apo Meten. Prandaj, ndoshta ne kete pike ai do te duhet te mesoje ende", tha Altman per Deutche Welle. BW
Shtuar më 06/07/2005, ora 17:04
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori