ALQU: Zgjedhjet e 8 majit plotësuan standardet
Unioni Shqiptar për Cilësinë e Jetës (ALQU) ka publikuar sot raportin e tij përfundimtar për zgjedhjet lokale të 8 majit. ALQU ka theksuar se zgjedhjet e 8 majit i plotësuan standardet e kërkuara nga Bashkimi Evropian.

Në një konferencë për shtyp ALQU, thekson se këto zgjedhje ishin konkuruese, transparente, dhe kanë hedhur themelet për zgjedhjet e ardhshme.

Gjithashtu vëzhguesit vendorë kanë vlerësuar pozitivisht vendimin e KQZ-së për të numëruar votat e hedhura në kutitë e gabuara dhe për t`i përfshirë ato në tabelat përmbledhëse përfundimtare.

Sipas ALQU-së zgjedhjet lokale të 8 majit patën 2 aspekte pozitive atë të përmirësimit të listave të votuesve nga dublimet dhe vendimet e marra nga Kolegji Zgjedhor në lidhje me ankimimet e partive politike.

Gjithashtu ALQU-ja ka vlerësuar edhe punën e efektivave të policisë gjatë procesit zgjedhor duke shtuar se forcat e policisë treguan profezionalizëm në përmbushjen e detyrave të tyre. /albeu.com/
Shtuar më 11/08/2011, ora 11:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori