Alpinistja shqiptare ngjitet në majën më të lartë të Amerikës
Alpinistja shqiptare, Jelena Peshkatari ka shënuar një tjetër rekord personal , pasi u ngjit në majën më të lartë të Amerikës.

Bëhet fjalë për majën e Andeve në Argjentinë me lartësi 6962 metra.

Njoftimin e ka bërë vetë alpinsitja përmes një posti në "Instagram" ku ëhstë shprehur e lumtur për këtë eksperiencë, ndërsa kishte edhe një mesazh për gratë dhe vajzat shqiptare.

“Jam shumë e lumtur për këtë arritje dhe përvojë. Po shpresoj nga zemra që më shumë gra shqiptare të ngjisin majet më të larta në botë dhe të jenë pjesë e ekspeditave bjeshkatare dhe alpiniste në të ardhmen”, ka shkruar ajo./albeu.com/
Shtuar më 06/02/2019, ora 08:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori