EMRI/ Rrëzohet me parashutë, ndërron jetë shqiptari në Itali

Një 32-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në Itali. Viktima është Fatjon Garxenaj.

Sipas medieve vendase 32-vjeçari ndërroi jetë pas një aksidenti me parashutën e tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi në kufirin midis provincave Forlì dhe Ravenna ku Fatjon Garxenaj po fluturonte së bashku me instruktorin e tij 69-vjeçar.

Të dy ata humbën jetën pas rrëzimit të parashutës, shqiptari Fatjon Garxenaj 32-vjeç me origjinë shqiptare, me banim në Riolo Terme, Ravenna dhe instruktori Bernardino Panzacchi, 69 vjeç, nga Pianoro .

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se shkak i akaidentit të ketë qenë  një defekt teknik  që shkaktoi humbjen e papritur të kontrollit dhe për pasojë i mori jetën dy personave.

Garxenaj jetonte në Itali me partneren e tij, ndërsa ishte i punësuar si saldator në firmën Castel Bolognese për më shumë se 7 vjet./albeu.com/


Shtuar 20.04.2023 11:11