Alpinistët shqiptarë rrëfejnë si u bllokuan 11 ditë në Antarktidë
Dy alpinistët shqiptarë, Mrika dhe babai i saj Arianit Nikqi janë kthyer sot në Kosovë pas një ekspedite në kontinentin e ngrirë të Antarktidës.

Ata nga Peja kanë folur për përvojën e tyre dhe bllokimin prej 11 ditëve në këtë kontinent.

“Ekspedita ka qenë e veçantë. E kemi kaluar më vështirësi të mëdha 4992 metra për t’u ngjitur. Jemi shqiptarët e parë që kemi pushuar atë majë. Jam i kënaqur me qëndrueshmërinë fizike dhe psikike të Mrikës”, ka thënë Nikqi.

“Gjatë kthimit ka pasur stuhi së cilës i kemi shpëtuar dhe më pas jemi bllokuar për 11 ditë. Kemi qenë të përgatitur se mund të bllokohemi, por jo kaq gjatë. Kushtet në kampin bazë kanë qenë bazike, qëndrim në tenda pa ngrohje etj”.

Edhe Mrika ka folur për vështirësitë që kanë hasur për t’u ngjitur në majën Vinson por është shprehur e lumtur pas kthimit.
Shtuar më 01/01/2019, ora 10:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori