Alo policia, ky djali ka fshehur një kallashnikov! Telefonata që mori më qafë tiranasin
Një 31-vjeçar me iniciale E.K., banues në Kamzë ka rënë në prangat e policisë në gomisterinë e tij në zonën e Fushë-Mëzezit policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri kallashnikov.

Operacioni për arrestimin e tij u finalizuar në sajë të denoncimeve të qytetarëve të cilët kishin njoftuar policinë se në gomisterinë tij mbante sende të paligjshme.

Policia njofton se ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe se materialet u referuan për veprime të mëtejshme pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë!
Shtuar më 13/09/2019, ora 11:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori