"Alo, Gëzimin e kanë vrarë": Drekuan së bashku dhe pastaj miku e vrau, detaje nga masakra
Zbardhen detaje nga ngjarja ku 57-vjeçari u gjet i vrarë brenda mjetit të tij në aksin rrugor rural Polican-Suhë ditën e djeshme në Gjirokastër.

Mihal Thimjo dyshohet se është autori i ngjarjes, të cilin Policia e ka arrestuar në automjetin e tij në rrugën nacionale pranë lagjes së njohur si “Blloku i furrave”.

Mësohet se viktima, Gëzim Saraçi dhe autori i dyshuar, Mihal Thimjo kishin njohje të vjetër familjare me njëri – tjetrin. Madje ditën e ngjarjes, ata kishin drekuar bashkë në Poliçan të Zagorisë.

Mësohet se nga ngjarja edhe autori 33-vjeçar është plagosur në shpatull dhe në këmbë.

Viktima Gëzim Saraçi, banues në fshatin Humelicë të Gjirokastrës.

Babai i tre fëmijëve në moshë madhore, dy vajza e një djalë, ishte një emër i njohur për zonën pasi punonte rregullisht në këtë segment rrugor për transport mallrash, drurësh apo inertesh dhe njihej si një person i qetë në zonë.

Autori i dyshuar i krimit mësohet se po udhëtonte në të njëjtin mjet me viktimën Saraçi, në kamionçinën ku dhe u gjet i pajetë 57- vjeçari. Gjatë rrugës, Saraçi dhe autori dyshohet se kanë pasur një konflikt për motive të dobëta.

Autori i vrasjes e ka goditur me sende të forta në kokë Saraçin, duke bërë që ky i fundit të humbë jetën dhe më pas ka telefonuar familjarët e tij, duke u pohuar se “e kishin vrarë”.

Kanë qenë pikërisht familjarët e autorit, të cilët kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë gjetur viktimën.

Ndërsa nuk ka pasur asnjë gjurmë nga autori që gjithashtu është plagosur.

Shtuar më 06/08/2020, ora 08:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori