Do ta shoh djalin të martuar, por çfarë mendon tani për Keisin e ëma e Stresit (VIDEO)

Reperi i njohur Stresi ka folur gjithmonë për lidhjen e ngushtë që ka me të ëmën, zonjën Shpresa, madje i ka dedikuar dhe këngë.

Të dy ishin në një lidhje direkte për emisionin “Ftesë në pesë”.

Zonja Shpresa ka treguar se si çdo prind dhe ajo dëshiron ta shikojë të birin të martuar dhe me familjen e tij. Ajo nuk e ka fshehur dëshirën që Stesi dhe Keisi të jenë bashkë por megjithatë do respektojë vendimet e dyshes, duke mos ndërhyrë. Po ashtu ka shtuar se marrëdhënia e saj me Keisin është ndryshe nga ajo që ka me reperin.

“Dëshira ime është ta shikoj të martuar, ta shikoj me fëmijë, ta shikoj të lumtur. Dëshira ime është ajo që e mendojnë të gjithë për Stresin, por nuk ndërhyj te marrëdhënia e Stresit.

Me Keisin kam pasur marrëdhënie tjetër ndërsa Stresi ka pasur marrëdhënien e tij. Nuk i ndërhyj as Stresit, as Kejsit në marrëdhënien e tyre. Unë do ruaj gjithmonë ndjesitë e mia për Keisin, atë respektin, atë që më ka dhënë, reciproke”, është shprehur e ëma e reperit.

Në fund zonja Shpresa tha se beson shumë në Zot dhe nëse është e shkruar Stresi dhe Keisi do jenë sërish bashkë pavarësisht të gjithave.


Shtuar 23.04.2020 07:25