Moti i keq/ Pas Durrësit, pezullohen lundrimet dhe në Vlorë

Në Vlorë, për shkak të motit të keq që ka trazuar detin, janë pezulluar lundrimet me linjën Vlorë-Brindisi-Vlorë nga sot deri më 1 prill. Gjithashtu janë pezulluar mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit.

Njoftimi:

Në  bazë  të  parashikimit  për  situatën  hidrometeorologjike  të  përkeqësuar  në  gjirin  e  Vlorës  dhe  jashtë saj  për  datat 30 mars 2022 deri ne datën 01 prill 2022 do të jetë  në  drejtimin JUG-JUGPERENDIM dhe JUG-JUGLINDJE në  forcën  4-5bft 08-10m/s brenda  gjirit  të  Vlorës  dhe  jashtë  gjirit  të  Vlorës  në  forcën  6-7 deri 8bft 25-40m/s me lartësi dallge  nga  2.50  deri  4.50  metra.

Janë pezulluar tragetet e linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë.

Janë pezulluar mjetet e vogla lundruese.

Janë pezulluar anijet e peshkimit.

Përmirësimi i  situatës meteorologjike  të përkeqësuar në gjirin e Vlorës  dhe  jashtë saj  për mjetet e vogla lundruese  dhe  të peshkimit  do të  jetë në datën 01.04.2022 ora 22:00.