Alketa Vejsiu iu përgjigjet kritikëve: Në Sanremo përfaqësova veten time! (VIDEO)
Prezantuesja e njohur dhe sipërmarrësja Alketa Vejsiu ndau në studion e Ilva Now në Euronews Albania eksperiencën e saj të fundit në festivalin Sanremo, ndërsa foli gjithashtu për përjetimet e një karriere në ngritje mes furisë së zërave kritikë.

"Kë përfaqësove ti në Sanremo, Alketa Vejsiu?" - pyeti drejtorja e lajmeve të Euronews Albania, znj. Ilva Tare të ftuarën e saj speciale.

"Unë mendoj që përfaqësova veten time. Ishte ëndrra ime. E gjithë eksperienca është raporti i Alketës me ëndrrën e saj. Unë jam e bindur që jo të gjithë njerëzit janë në frekuencën e lumturisë time sepse sot mund të numërojmë shumë njerëz që vuajnë dhe janë në spitale, shumë të tjerë mezi ia dalin që të mbyllin muajin shumë kanë sfidat e përditshme me fëmijët e tyre, dikush sentimentalisht nuk është në një moment të mirë emocional, dhe jo të gjithë mund ta kuptojnë këtë entuziazmin edhe gëzimin që përjeton dikush në raport me ëndrrën e tij," u përgjigj Vejsiu.

Megjithatë sipas prezantueses kjo nuk përbën arsye për të lënë pas mirësinë mes njerëzve.

"Ajo që unë dua të ndaj është patjetër që ti mund të mos jesh i lumtur për mua por kjo nuk do të thotë që ti duhet të jesh i lig dhe i keq. Patjetër që ka dy trena, ka një tren ekspres ku unë kam hipur që e vogël, kam punuar mbi këto vlerat për të cilat do të doja të flisnim siç ka edhe disa qerre të cilat tërhiqen nga njerëz regresivë," u shpreh Vejsiu.





Megjithatë sipas saj njerëzit publikë paguajnë vazhdimisht një çmim për famën, edhe ndonjëherë kjo përkthehet në komente jo shumë pozitive.

Prezantuesja vazhdoi më tej duke thënë se këto ishin në fakt ditë të lumtura për të.

"Këto janë ditët më të lumtura të jetës time. Jam shumë e gëzuar sespe kam jetuar një emocion të jashtëzakonshëm që pak e kanë mundësinë ta jetojnë. Nuk kam arsye për të qenë e mërzitur," tha Vejsiu./Euronews
Shtuar më 18/02/2020, ora 21:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori