Alketa Vejsiu bën gjestin e madh për të mposhtur COVID-19: 40 rrobaqepësës do të qepin maska!
"I jam ofruar Ministrisë së Shëndetësisë, për prodhimin e masakve..."

Në një lidhje në emisionin “Opinion” edhe moderatorja Alketa Vejsiu, ndërsa bëri thirrje që të gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë në këtë situatë, ndau me qytetarët edhe gatishmërinë e saj për të ndihmuar.

“Unë vetëm në nismën e para disa ditëve i jam ofruar Ministrisë së Shëndetësisë, për prodhimin e masakve. Të gjithë rrobaqepësit që punojnë në atelienë tonë, nëse institucionet shëndetësore kanë nevojë dhe mund të na udhëzojnë për standardet e duhura, mund të vihen në dispozicion për prodhimin e maskave.

Unë vetëm me një thirrje që kam bërë në instagramin tim, kam 40 rrobaqepës nga e gjithë Shqipëria që janë ofruar.

Së dyti i bashkënagjitem nismës që kanë ndërmarr disa kolegë, jam shumë e hapur për gjithkënd që punon në strukturën shëndetësore, që fustanet e nusërisë t’i kenë dhuratë. Por edhe për ceremoninë martesore, mund të kemi paketa të veçanta”.

Shtuar më 01/04/2020, ora 23:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori