Alimehmeti flet për infektimin e Piperos: Vaksina nuk na mbron 100 përqind!
Dy javë pasi mori dozën e parë të vaksinës anti-covid të prodhuar nga kompania Pfizer, mjeku i njohur infeksionist, Pëllumb Pipero rezultoi pozitiv ditën e sotme.

Në lidhje me këtë rast, epidemiologu Ilir Alimehmeti u shpreh se doza e parë e vaksinës ofron rreth 50% mbrojtje, ndërsa doza e dytë nuk ofron mbrojtje 100%.

Për ”Ora News’’, Alimehmeti tha se Shqipëri duhet të flasë me shifra të mëdha referuar vaksinave, pasi në këto numra që është momentalisht është shumë pas në procesin e vaksinimit.

Ilir Alimehmeti: ‘‘Në 10-12 ditët e para pas vaksinën nuk shohim ndonjë diferencë nga të pa vaksinuar, pastaj shihet efektshmëria, ku ofrohet një mbrojtjeje deri në 52 % përpara marrjes së dozës së dytë.

Sipas Izraelit, ka një mbrojtjeje 33% doza e parë, por edhe doza e dytë nuk ofron mbrojtje 100%, sepse janë gjetur persona që janë infektuar sërish. Element i mirë është se këta persona kanë pasur një infektim me shenja klinike shumë të lehta.

Kjo nuk është parë deri më tani dhe duhet diskutuar më gjerë. Duhet të pritet sepse në proces akut inflamacioni nuk mund të merret vaksina. Simptomat pas vaksinës mund të jenë simptoma të zakonshme, që janë dhimbje koke dhe dhimbje trupi që janë klasike për vaksinat në përgjithësi.

Për vaksinat flasim në një kuadër shumë minimal dhe nuk është se ka ndodhë vlerë. Thjeshtë po i merret dora procedurës. Po të bënim çdo ditë 5000 vaksina në ditë, i bie që 912 mijë vetë vaksinohen në një vit. Prandaj duhet të flasim në shifra shumë të mëdha, se nëse flasim për qindra, atëherë jemi shumë pas.”
Shtuar më 27/01/2021, ora 17:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori