Vëllai i Maradonës reagon me lot në sy: Diego pësoi një atak kardiak
Alimadhi sulmon Sadri Abazin: Mbylle mor gojën ti! Ti je për një kockë, qelbësirë je nga goja
Deputeti Adriatik Alimadhi ka sulmuar deputetin e PS-së, Sadri Abazit, pasi ky i fundit i ndërpreu fjalën.

Teksa po fliste për projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10.242, datë 25.02.2010, “Për Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri”, Alimadhi është ndërprerë nga Abazi.

Por deputeti i opozitës nuk ka nguruar që ti kërkojë që të mbyllë gojën, duke i akuzuar se ato nuk njohin as historinë.

Alimadhi: Bie në sy që ky projekt ligj është futur tre herë dhe tre herë vjen në seancë. Nuk di se nga çfarë përbërje mendore vini ju. Si mundët që periudhën e komunizmit e fshini nga momenti që është krijuar partia kriminale komuniste 8 nëntor 1941 deri në 18 nëntor 1944. Kush luftoi për këtë vend. Ju po talleni me komunistët, me socialistët, po talleni me shqiptarët. Si mundet që të hiqni nga historia luftën patriotike nga 1939 deri në 29 më 1944. Ka non sens a jeni shqiptarë. Ju nuk dini asgjë nga historia.

Momenti kur i drejtohet Abazit: Pusho! Mbylle mor gojën ti! Ti je për një kockë, qelbësirë je nga goja, mos më ndërpre. Ty do të japim një kockë se ajo të bën mirë ty.
Shtuar më 22/10/2020, ora 12:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori